75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 23 Mars 2025 / Gj. Sh

Kosova luan me fanella të bardha ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë mbrëmjes luan ndeshjen e rëndësishme për play-offin e UEFA Nations League, ndaj Islandës.

“Dardanët” sonte do të vishen me fanella të bardha, me të cilat luajnë në ndeshjet si mysafirë, shkruan IndeksOnline.

Herën e fundit kur Kosova luajti me fanella të bardha, ishte ndeshja me Lituaninë, e zhvilluar me 12 tetor, ku shënuan fitore me rezultat 2-1.

Kujtojmë se takimi sonte zhvillohet nga ora 18:00, në Murcia të Spanjës, derisa Kosova ka përparsi nga ndeshja e parë, ku fitoi me rezultat 2-1, derisa me një barazim do të siguronte që sezonin e ri të Ligës së Kombeve të luaj në Ligën B./IndeksOnline/