75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosova luan sot tenis me Maqedoninë

Kombëtarja e Kosovës në tenis, konkurrenca e femra, është duke u paraqitur në garën “Fed Cup 2019”, për grupin e tretë të zonës “Evropë – Afrikë”, që po mbahet në Helsinki të Finlandës.

Të hënën, vajzat tona u mposhtën nga Qipro me rezultat 2:1. Sot takohen me Maqedoninë Veriore. Kosovën po e përfaqësojnë, Donika Bashota, që dje shënoi një fitore, Arlinda Rushiti, Blearta Ukëhaxhaj dhe Vesa Gjinaj.

Në grupin B të Kosovës janë edhe Algjeria e Kongo. Përzgjedhës i Kosovës është Arben Islami. /Indeksonline/