75 Mall Live Search
21:19 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Kosova mban gjallë shpresat për kualifikim, fiton ndaj Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, mban gjallë shpresat për kualifikim për FIBA Kupën e Botës 2027.

”Dardanët” e kanë mposhtur kombëtaren e Azerbejxhanit, me rezultat 81-79, ndeshje e cila u zhvillua në  Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Mikaile Tmusic është basketbollisti më i dalluar te Kosova, me 21 pikë të shënuara.

Kosova të dielen e zhvillon ndeshjen e fundit, përballë kombëtares së Zvicrës, ku i nevojitet fitorja, për të shpresuar në kualifikim, pasi varet edhe nga rezultati në ndeshjen mes Irlandës dhe Azerbajxhanit./IndeksOnline/