75 Mall Live Search
18:05 / E Diele, 07 Shtator 2025 / G T

Kosova mban seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës sot u paraqit në seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme ndaj Suedisë në kualifkimet e Kupës së Botës 2026.

Pothuajse të gjithë lojtarët janë të gatshëm, përfshi këtu Amir Rrahmanin, kapitenin që është rikthyer në Napoli shkaku i lëndimit, shkruan Indeksonline

Franco Foda në konferencë tha se Suedia është favoriti, por nesër në “Fadil Vokrri” do bëjnë çmos për të fituar.

Ashtu u shpreh edhe mbrojtësi, Mërgim Vojvoda – i cili tha se duhet t’i tregojmë Suedisë që jemi të untë për fitore.

Kujtojmë që nesër nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë./Indeksonline/