75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / Gj. Sh

Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë, Foda e Muriqi kërkojnë fitore (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka mbajtur seancën e fundit para ndeshjes me Rumaninë, e vlefshme pëe edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Seanca u zhvillua në fushën e stadiumit ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku edhe luhet ndeshja ndaj Rumanisë, shkruan IndeksOnline.

Në konferencë për media u paraqiten trajneri Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Tekniku gjerman tha se nuk kanë më kohë të bëjnë eskperimente me formacionin, por që do të japin më të mirën e mundshme.

”Si për ekipin dhe për mua si trajner po luajmë përherë të parë në “Fadil Vokrri”. Fusha nuk është në gjendjen me të mirë dhe përfekte. Por ne jemi në shtëpi, kemi edhe fansat që luajmë për ta. Shpresojmë që do t’i gëzojmë ata“, tha ndër të tjera Foda.

Ndërsa sulmuesi i Mallorcas tha se dëshiron ”hakmarrje” ndaj Rumanisë dhe se tre pikë nga kjo ndeshje do të ishin të rëndësishme për fillimin e edicionit të ri të Ligëss së Kombeve.

“Besojmë shumë në “hakmarrje” brenda vijave kufizuese. Nëse e fitojmë 3-pikëshin, do të jetë një goditje shumë e madhe për ta. Me gjithë respektin për kombëtaret tjera, ne dhe Rumania jemi favorit për vendin e parë. E vlerësojmë shumë si kundërshtar Rumaninë, ata e merituan të kualifikohen, kanë lojtarë shumë të mirë. Por me gjithë respektin për Rumaninë, ne do të shkojmë për fitore”, ka deklaruar Muriqi.

Ndeshja Kosovë – Rumani, zhvillohet ditën e pramte më fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/