75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 28 Maj 2026 / G T

Kosova mban stërvitjen e radhës, lëndohet një tjetër futbollist!

Dardanët vazhdojnë përgatitjet me intensitet maksimal.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.

Seanca stërvitore u karakterizua me ritëm të lartë dhe përkushtim të madh nga futbollistët, derisa përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.

Për shkak të një lëndimi në nyje, Andi Hoti, e ndërpreu stërvitjen para kohe. Futbollisti do t’u nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares për të përcaktuar shkallën e lëndimit../Indeksonline/