Kosova mban stërvitjen e radhës, rikthehet Rrahmani
Kombëtarja e Kosovës vazhdoi edhe sot me stërvitje para ndeshjes me Slloveninë.
Sot për dallim me dy stërvitjet e para, Franco Foda pati në dispozicion, katërshen: Rrahmani, Muriqi, Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari, shkruan Indeksonline
I vetmi që mungoi ishte portieri, Aro Muriq. Ky i fundit nuk do të luajë ndaj Sllovenisë shkaku i suspendimit.
Kosova të shtunën luan ndaj Sllovenisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, kurse pas tri ditësh ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

