75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 12 Maj 2023 / mp

Kosova mbetet pa medalje në Botëror, Loriana eliminohet në luftën e parë

Kosova e ka mbyllur pa medalje rrugëtimin në Kampionatin Botëror të xhudos që u mbajt në Doha të Katarit.

Vendi ynë u përfaqësua nga shtatë xhudistë, por që asnjëri prej tyre nuk arriti të korr sukses.

Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zhvilloi luftën.

Xhudistës pejane i zgjati shkurtë eksperienca e saj në këtë Botëror, pasi u eliminua në rrethin e parë.

Ajo u mposht nga bjellorusja, Darya Kantsavaya, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Paraprakisht, në ditët e kaluara pa medalje mbetën edhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, dhe Akil Gjakova.