75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / C E

Kosova mbetet veç me 20 lojtarë, mungon edhe Zymer Bytyqi

Zymer Bytyqi nuk do të jetë i gatshëm të luaj për Kosovën në ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Greqisë.

Bytyqi ka pësuar një lëndim në fundjavë me klubin e tij dhe mjekët kanë vlerësuar që ai nuk do të jetë i gatshëm të luaj në këto dy sfida.

Ai iu bashkohet Rashanit, Kastratit dhe Celinës të cilët gjithashtu do të mungojnë për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim.

Në këtë grumbullim, trajneri Ghila do të ketë në dizpozicion vetëm 20 futbollistë. /IndeksOnline/