75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova mbyllë ciklin e eliminatoreve sonte në Tel Aviv

Kombëtarja kosovare U-21 do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Dje, djelmoshat e rinjë kosovar zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Tel-Aviv para ndeshjes ndaj Izrealit.

Trajneri, Rafet Prekazi kërkoi nga futbollistët që të jenë syçelë dhe të mos i lejojnë hapësira kundërshtarit, duke e ditur që në ndeshjen e parë izraelitët kishin shfrytëzuar në maksimum mundësitë që iu dhanë para portës kosovare, transmeton IndeksOnline.

Lajm i mirë për Prekazin është se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për ndeshjen dhe se nuk kanë ndonjë problem me lëndim.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin, Ramat Gan” me fillim nga ora 18:00 (sipas kohës lokale në Izrael).

Përndryshe, Kosova renditet e katërta në grupin përkatës me 12 pikë – 3 fitore, 3 humbje, dhe 3 barazime./IndeksOnline/

Temat: