75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 12 Mars 2023 / C E

​Kosova me 5 boksierë në turneun “Youth World Boxing”

Kosova me 13 Mars udhëton në turneun e ndërkombëtar Youth World Boxing Cup ”ADRIATIC PEARL që zhvillohet në Budva të Malit të zi.

Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar për të Rinj (Youth) i 32 me radhë ”ADRIATIC PEARL” që do të mbahet nga 13 deri më 20 Mars 2023 në Budva- Mali i Zi.

Në këtë turne marrin pjesë 23 shtete ,136 djem dhe 55 vajza. Kosova përfaqësohet me tre boksierë, Lumturim Xxoxhaj, Planet Berisha dhe Donat Syla dhe dy boksierë, Erinda Veliu dhe Liberta Haxholli ,

Ky turne do të jetë i mirëseardhur para Kampionatit Evropian qe mbahet me 23 Prill deri 04 Maj ne Yerevan (Armeni).