Kosova me barazim mbyll ndeshjen ndaj Moldavisë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Moldavisë dhe Kosovës, duel ky i vlefshëm për grupin C në Ligën e Kombeve.
Në këtë takim u shënuan dy gola, ku të parët në epërsi kaluan skuadra e Moldavisë përmes Nicolaescu në minutën e 20’të takimit, me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, djelmoshat tanë mblodhën forcat dhe në pjesën e dytë u kundërprëgjigjen me gol përmes Kolollit në minutën e 71’të të takimit.
Por, gol ky që nuk i mjaftoi “Dardanëve” tanë ta fitojnë ndeshjen.
Pra, epilogu i kësaj ndeshje u vendos në 1:1.