75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 28 Prill 2023 / Gj. Sh

Kosova me dy medalje nga Kupa e Botës në xhudo

Sporti i Xhudos po vazhdon ti sjell medalje shtetit të Kosovës.

Dy xhudistet e reja, Fatjona Kasapi (-57 kg) dhe Dëbora Gjakova (-63 kg), kanë fituar medaljet e bronzta në Kupën Botërore të xhudos, e cila po mbahet në Kuvajt, shkruan IndeksOnline.

Për të dyja xhudistet ishin medaljet e para për seniore, ku njëherit fituan edhe pikë olimpike.

Nesër garojnë Shpati Zekaj e Rios Kuka./IndeksOnline/