Kosova me dy xhudistë në Grand Prix-in e Odivelas në Portugali

Kosova do të përfaqësohet me dy garues në Grand Prix-in e Odivelas në Portugali.
Shpati Zekaj do të garoj në kategorinë deri në 100kg ndërsa Loriana Kuka në kategorinë deri në 78kg, shkruan IndeksOnline.
Grand Prix Portugal 2024, do të jetë gara e parë të xhudos për këtë vit, i cili fillon me 26 janar dhe vazhdon deri me 28 janar 2024.
Bashkë me garuesit udhëton edhe trajneri Fatos Tabaku.
Në këtë garë marrin pjesë 6 kontinente, 92 shtete, 649 garues, 360 meshkuj dhe 289 femra./IndeksOnline/