21:34 / E Premte, 31 Mars 2023 / Gj. Sh

Kosova me dy xhudistë në Grand Slamin e Antalias

Kosova do të përfaqësohet me dy xhudistë në Grand Slamin e Antalias në Turqi.

Në këtë garë për medalje do të luftojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

Të dy xhudistët garojnë në kategorinë e njëjtë, atë deri në 73 kilogramë.

Pjesëmarrës në këtë Grand Slam janë 83 shtete nga 5 kontinente, ose 600 garues.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena rrugëtimin drejt medaljes do ta nisin nesër.