75 Mall Live Search
22:11 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Kosova me një ‘BIG’ trajner, Niko Kovac kandidat për ta marr drejtimin e ‘Dardanëve’

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner, pasi FFK-ja ka shkarkuar nga kjo pozitë teknikun slloven, Primoz Gliha.

FFK-ja është duke shqyrtuar që të gjej sa më parë një trajner të ri, ku në media janë përfolur shumë emra, shkruan IndeksOnline.

I fundit është ish-dutbollisti i njohur kroat dhe trajneri i Wolfsburgut, Niko Kovac.

Sipas mediave kroate, Kovac është një nga kandidatët për trajner të ri të Kombëtares së Kosovës dhe ka interes serioz për shërbimet e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme është raportuar se një nga kandidatët për ta marr drejtimin e Kosovës është edhe tekniku boshnjak, Blazh Slišković./IndeksOnline/

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/11/baka-469×445.jpg