75 Mall Live Search
13:35 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / k.v

Kosova me rritje të sektorit të TI-së, por me ngecje në edukim për teknologji

Viteve të fundit në Kosovë janë hapur mijëra biznese që ofrojnë shërbime për kompani të mëdha ndërkombëtare në sektorin e teknologjisë së informacionit (TI).

Por, sistemi arsimor i Kosovës nuk po arrin t’i përgatisë mjaftueshëm të rinjtë.

Kjo për faktin se në shumë shkolla të Kosovës nuk ka kabinete e as kompjuterë për të zhvilluar orët e informatikës.