75 Mall Live Search
14:40 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / G T

Kosova me tre xhudistë në Kampionatin Botëror, objektivi… dihet!

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë. Nga data 13 qershor deri më 20-të.

Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve, shkruan Indeksonline

Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionja që tani ndërton kampionë.