Kosova me tri medalje në Maqedoni
Është mbajtur Kampionati Ballkanik U15 në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë garë Kosova është përfaqësuar me gjashtë garues, tre nga të cilët u stolisën me medalje.
Laurina Gashi (-40kg) u stolis me medalje të artë, ajo fitoi gjithsejtë 4 ndeshje.

Erdi Berisha (-55kg) u stolis me medalje të argjendtë, ai fitoi 3 ndeshje dhe humbi 1, atë të finales.
Sara Osmani (-44kg) u stolis me medalje të bronztë, ajo fitoi ndeshjen e parë pastaj humbi të dytën, në repasazh fitoi 3 ndeshje radhazi.
Samuel Sahara (-38kg) fitoi në ndeshjen e parë dhe pastaj humbi në të dytën.
Florian Gërguri (-42kg) fitoi në ndeshjen e parë pastaj humbi në të dytën dhe humbi në repasazh.
Bleona Avdylaj (-40kg) humbi në ndeshjen e parë pastaj humbi edhe në repasazh.