75 Mall Live Search
22:14 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / S Z

Kosova Med dhuron pajisje shëndetësore për QKMF “Nënë Tereza” në Klinë

Operatori Ekonomik Kosova Med i ka dhuruar një donacion të rëndësishëm QKMF “Nënë Tereza” në Klinë.

Kosova Med ka dhuruar një karrige stomatologjike për QMF Zllakuqan si dhe dy pajisje oksigjeni të kondensuar për nevojat e shërbimit të urgjencës në QKMF-së.

Pajisjet u pranuan nga Drejtori i QKMF-së, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, dhe Kryeinfermierja Teuta Baca Rukolli, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për menaxhmentin e Kosova Med, duke theksuar se ky donacion është një ndihmë shumë e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Drejtoria e QKMF-së falënderon gjithmonë të gjithë ata që kontribuojnë në mbështetjen e institucioneve shëndetësore në Komunën e Klinës.