75 Mall Live Search
16:03 / E Diele, 21 Prill 2024 / LB

Kosova merr çmim në Biennalen e Venedikut/ Këshilltari i Kurtit reagon pasi ministrja serbe lëshoi sallën

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka thënë se “Serbia nuk e harron të kaluarën e saj gjenocidale”.

Reagimi i tij vjen pasi ministrja e Kulturës në Serbi, Maja Gojkoviq, e lëshoi sallën kur ekipi i Kosovës fitoi çmimin kryesor në Biennalen e Venedikut.

Zulfaj theksoi se Gojkoviq, është edhe një mbetje tjetër e epokës së Millosheviqit.

“Serbia ka dështuar të pranojë dhe të përballet me krimet e të kaluarës”, tha ai.