Kosova, merr edhe 48 milionë euro kredi për menaxhimin e krizës ekonomike

Qeveria ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit emergjent COVID-19 për Kosovën.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se MF-ja ka arritur dakoordim me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që kredia të kapë vlerën prej 48 milionë eurosh.
“Me qëllim të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia MF-ja ka arritur darkoodim me Asociacion ndërkombëtar.Marrëveshja financiare ka vlerën totale të kredisë 48 milionë euro”.