75 Mall Live Search
19:39 / E Premte, 20 Janar 2023 / Gj. Sh

Kosova merr një barazim ndaj Gjermanisë

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futsall, ka arritur të marr një barazim ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë në kuadër të raundit preliminar të kualifikimeve për Euro 2023, që po zhvillohet në Shkup.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-3, shkruan IndeksOnline.

Kosova shkoi në pushim me dy gola epërsi, ku golashenues ishin Odi Mehmeti dhe Blend Krasniqi.

Me të filluar pjesa e dytë, Nikolas Suton. ngushtoi rezultatin ndërsa Blend Krasniqi në minutën e 22-të shënoi golin e dytë personal, duke e çauar përsëri Kosovën në epërsi prej dy golave.

Në vazhdim Gjermania shënoi dy gola të shpejt brenda një minute me Mats Niclas Schrade dhe Nikolas Suton.

Kush do të kualifikohet tutje do të vendoset ditën e shtune, ku Kosova do të luaj kundër Maqedonisë së veriut, pasi në ndeshjen e parë Maqedonia dhe Gjermania luajtën baraz./IndeksOnline/