Kosova merr një barazim ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka barazuar ndaj Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Europian.
‘Dardanët’ barazuan 23 me 23 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Rinsë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Kosova këtë barazim e arrin pas dy humbjeve ndaj; Malit të Zi dhe Suedisë.
Djelmoshat kosovarë me këtë barazim e çojnë ekipin e tyre në kuotën e një pike në Grupin 8./IndeksOnline/