Kosova merr një pikë në Athinë por mbetet e fundit në grup

Kosova ka marrë një pikë në Athinë.
Dardanët kanë barazuar 1-1 me Greqinë në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022.
Helenët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Masouras në minutën e 44-të.
Golin e barazimit e shënoi Amir rrahmani në minutën e 76-të, shkruan Indeksonline.
Ai realizoi me kokë pas një krosimi të Edon Zhegrovës.
Kosova e mbyll fazën eliminatore në vendin e fundit në grupin B me 5 pikë. Spanja është e para me 19 pikë derisa Suedia do të luaj në Play-off si e dyta me 15 pikë. /IndeksOnline/