75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Kosova merr pjesë në turneun e mundjes “Kupa Muhamet Malo”

Në organizim të Federatës Shqiptare të Mundjes po dhe e mbështetur nga familja e Klejdi Malo po mbahet turneu mbarë kombëtar, “Kupa Muhamet Malo”.

Në këtë turne që po mbahet në Tiranë po marrin pjesë edhe një delagacion nga Kosova, shkruan Indeksonline.

Shteti ynë po përfaqësohet në këtë garë me dy kategori, në atë të femrave dhe meshkujve.

Ky eveniment po përcillet edhe nga kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, sekretari gjeneral dhe trajneri Arben Bellanica. /IndeksOnline/