75 Mall Live Search
11:25 / E Martë, 13 Maj 2025 / L A

Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Botërore të Triathlonit

Një lajm i mirë dhe historik për triathlonin dhe sportin e Kosovës në përgjithësi.

Sportisti ynë, Albion Ymeri, është kualifikuar për në Lojërat Botërore (World Games), të cilat mbahen në Chengu të Kinës, prej 7-17 gusht 2025.

Është kjo hera e parë që një sportist përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje.

Ymeri është kualifikuar falë renditjes që ka në disiplinën e duathlonit, i cili u ngjit në pozitën e 39-të.

“World Games” janë Lojëra që mbahen çdo katër vjet dhe organizohen nga Asociacioni Ndërkombëtar i Lojërave Botërore (IËGA). Lojërat zhvillohen në disiplinat joolimpike./IndeksOnline/