75 Mall Live Search
16:00 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / Z S

Kosova merr urime nga dy shtete me rastin e 17 vjetorit të pavarsisë

Ditën e Hëne Kosova festoi 17 vjetorin e Shpalljes së Pavarisisë. Me këtë rast Kosova ka marr urime nga shteti i Sllovenisë dhe Maldivet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona janë në nivel të lartë, që është një pikënisje e mirë për bashkëpunim në të ardhmen. Sllovenia mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë Kosovës të ndërtojë bazë solide të mbështetur në parimet e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit”, thuhet në urim.

Ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Maldiveve, Dr. Mohamed Muizzu, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Muizzu ka shprehur urimet e tij më të përzemërta për Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës, duke përcjellë përshëndetjet dhe dëshirat e sinqerta të popullit të Maldiveve në këtë ditë të veçantë për vendin tonë.

Ai ka uruar Presidenten Osmani për shëndet dhe lumturi, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij për progresin dhe mirëqenien e mëtejshme të qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/