75 Mall Live Search
18:03 / E Premte, 13 Shtator 2024 / Gj. Sh

Kosova mëson kundërshtarët e grupit në E-FIBA, në mesin e tyre edhe Serbia

Sot është hedhur shorti për fazën e para-kualifikueseve të Kampionatit Botëror në eSports Basketboll eFIBA season 3.

Kosova do të jetë pjesë e grupit B, bashkë me ekipet kombëtare të Spanjës, Portugalisë, Lituanisë, Gjermanisë, Serbisë dhe Finlandës.

Ndeshjet do te luhen nga 8 dhe 10 tetor 2024. 5 nga këto 7 ekipe kombëtare do të kualifikohen për fazën e dytë të kampionatit, kualifikueset regjionale.