75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kosova mëson kundërshtarët e radhës për kualifikimet në Kupën e Botës

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët e radhës për kualifikimet e Kupës së Botës.

Kosova e mbylli me gjashtë pikë fazën e parakualifikimeve, duke u renditur në vendin e dytë.

Ky sukses i djemve tanë u arritë pas fitores 5 me 2 ndaj Andorrës. Më herët Kosova kishte mposhtur edhe Norvegjinë.

Ndërsa tani Kosova ka mësuar kundërshtarët e radhës me të cilët do të përballet gjatë kualifikimeve të rregullta për Kupën e Botës.

“Dardanët” do të përballen me Ukrainën, Slloveninë dhe njëren mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. /IndeksOnline/