75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2021

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (konkurrenca e femrave), do të luajë në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021.

Kosova është në një grup me Austrinë dhe Italinë. Dy vendet e para në grup dërgojnë në fazën tjetër.

Ndeshjet do të luhen prej 27 deri më 29 nëntor apo prej 4 deri më 6 dhjetor të këtij viti. Ndeshjet e grupit tonë pritet të luhen në Austri. /IndeksOnline/