75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 16 Qershor 2020 / C E

Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e EURO 2022

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, konkurrenca e meshkujve, ka mësuar shortin për kualifikimet e Evropianit 2022.

Hendbollistët tanë ndodhen në grupin 8 nga po aq grupe.

Kosova do të jetë në grup me bartësin Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.

Dardanët ndodheshin në vazon e katërt, që do të thotë se të gjithë kundërshtarët e tyrë janë më të fortë se ne.

Evropiani mbahet në Hungari dhe Sllovaki në janar të vitit 2022.