75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / B O

Kosova mëson orarin e kualifikimeve, ndeshja e parë me 19 korrik

Pas hedhjes së shortit për Rrethin e Tretë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2025 është publikuar edhe orari.

Dardanët ndodhen në Grupin H, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën.
Kosova ndeshjen e parë do ta ketë në shtëpi ndaj Zvicrës më 19 korrik. Më pas Dardanët janë mysafirë të Danimarkës dhe Zvicrës, sfida që do të zhvillohen më 26, përkatësisht 29 korrik.

Ndeshja e fundit do të jetë në shtëpi kundër Danimarkës më 5 gusht.

Vetëm lideri i grupit kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues.

Orari:
19 korrik
Kosova-Zvicra
22 korrik
Zvicra-Danimarka
26 korrik
Danimarka-Kosova
29 korrik
Zvicra-Kosova
2 gusht
Danimarka-Zvicra
5 gusht
Kosova-Danimarka