75 Mall Live Search
11:19 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / G T

Kosova mëson kundërshtarin, luan me Bosnjë e Hercegovinën në fazën e dytë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të luajë me Bosnjë e Hercegovinën.

Bosnjë e Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë, ndërsa Kombëtarja jonë në fazën e parë e eliminoi Britaninë e Madhe.

Për herë të parë Kombëtarja e Kosovës paraqitet në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.

Ndeshja e parë zhvillohet më 18 apo 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë e Hercegovinë. Ndeshja e kthimit është në Kosovë, më 21 apo 22 mars.

Kosova tashmë i ka disa përballje me Bosnjë e Hercegovinën.