16:52 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Kosova miraton Udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konvalescente tek pacientët me Covid-19 si terapi mbështetëse

Grupi punues në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin për profesionistët shëndetësorë, për përdorimin e plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid -19, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Facebook, kryeministri Avdullah Hoti.

Ai ka shtuar tutje se Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid -19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm. Ndërsa,  Klinika infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid- 19, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmës Konvalescente.