10:21 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. A

Kosova – Moldavia/ Ja sa është kuotuar fitorja e ‘Dardanëve’ nga bastoret ndërkombëtare

Kosova është cilësuar super favorite në duel me Moldavinë.

Bastorët ndërkombëtare i kanë vënë kuotën 1.37 fitores së Kosovës, 4.25 barazimit ndërsa 8.50 fitorja e Moldavisë.

Dy kombëtaret janë në kërkim të fitores së parë në Nations League sivjet.

Ne pozicionohemi në vendin e 3-të me 2 pikë, ndërsa Moldavia është e fundit me vetëm 1 pikë.

Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri.

/Indeksonline/