75 Mall Live Search
20:57 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / Gj. Sh

Kosova mposht Armeninë

Vashat e përfaqësueses së Kosovës në futboll kanë shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Armenisë.

Ndshja është e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola.

Armenia kaloi e para në epërsi në minutën e 77-të me një autogol të Blerta Smaili.

Gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm 1 minutë, pasi Kosova barazoi rezultatin me anë të Valentina Metaj.

Golin e fitorës për Dardanët e shënoi Donjeta Halilaj në minutën e 87-të.

Kosova me këtë fitore ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve nga nëntë ndeshje të znvilluara, ndërsa Armenia mbetet me 0 pikë.

Ndeshjen e fundit në këto kualifikime, Kosova e zhvillon si mysafire e Polonisë me 6 shtator./IndeksOnline/