Kosova mposht Serbinë dhe Spanjën në Zagreb, fiton medaljen e bronztë
Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar medaljen e bronztë në Karate në konkurrencën ekipore nëKampionatin Evropian për Universitete që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Vendi i tretë në Evropë u arrit pasi mundi Spanjën, Serbinë dhe Francën.
Ekiporja e Kosovës të udhëhequr nga përzgjedhësi Isak Curri në përbërje:
Benjamin Shabani,
Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti
Pas nje paraqitje spektakulare kaluan ekipet të cilet se pari paten përparësinë numerike prej dy garueseve ndërsa Kosova kishte vetem 3 garues, ekipet tjera nga 5 garues dhe me gjithë atë ekipi jonë arriti ta eliminoj Spanjën, humbën pikerisht nga numri i garueseve nga Ukraina dhe ne repasazh mundën Serbinë dhe në finalen per vendin e tretë Kosova mposhti Francën.
Në këtë Evropian të Universiteteve se bashku me garuesit gjindet dhe Kryetari i Federates se Karatesë se Kosovës Ismet Krasniqi./Indeksonline/