75 Mall Live Search
19:46 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / MSH

Kosova mposht Zvicrën në basketboll

72-76 është rezultati përfundimtar i ndeshjes Zvicër-Kosovë, në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar në Fribourg të Zvicrës ishte e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025, raporton Indeksonline.

Kosova tani ka dy fitore e një humbje, teksa Zvicra ka tri humbje.

Ndeshja e radhës, e cila do të jetë më e rëndësishmja për këtë rreth parakualifikues është të shtunën e ardhshme, më 5 gusht, në Prizren.

Kosova do të luajë kundër Danimarkës.