75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Bosnja

Kosova është mundur nga Bosnja Hercegovina me rezultat 58:90 (11:23, 14:24, 16:23, 17:20), në ndeshjen e fundit në grupe në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.

Kjo ishte ndeshja e fundit në grupe dhe humbja e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa tani do të garojë për vendet 17-22.

Dardanët rezistuan në fillim të takimit, por më pas skuadra kundërshtare ishte më e mirë, duke fituar 58:90.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Më i dalluari sërish ishte Bardh Istrefi me 33 pikë e 11 kërcime.