75 Mall Live Search
21:48 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / C E

Kosova mposhtet nga Bullgaria

Kosova ka pësuar humbje nga Bullgaria me shifrat 115:80 (23:13, 32:20, 29:19, 31:28), në ndeshjen e vlefshme për vendet 9-12, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U20, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore. 

Bullgarët e nisën më mirë ndeshjen dhe nga fillimi ishte në epërsi, duke triumfuar në fund me rezultat 115:80.

Visar Ejupi dhe Genc Zeqiri kishin nga 14 pikë për Dardanët. 

Kosova të dielën (nesër) e zhvillon ndeshjen e fundit për vendin e 11-të me humbësin e ndeshjes Austri-Finlandë. 

Takimi zhvillohet nga ora 19:00.