Kosova mposhtet nga Letonia në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Letonisë ka arritur të mposhtë Kosovën në Prishtinë.
“Dardanet”, u mposhtën me rezultat minimal në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për grupin 6 të Ligës së Kombeve.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Zalcikova në minutën e 51-të të ndeshjes.
Për Letoninë, është fitorja e parë në grupin e tyre ku u ngjitën në pozitën e parë, ndërsa Kosova bie në pozitën e dytë ku tashmë kanë dy ndeshje të zhvilluara./IndeksOnline/