75 Mall Live Search
17:52 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / G T

Kosova mposhtet nga Spanja në “Elite Round”, por ende ka shpresë

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 u mposhtën nga Spanja U19 në ndeshjen e vlefshme për “Elite Round”.

Spanjollët u treguan më të fortë gjatë pjesës së parë, ku shënuan me anë të Dani Munoz në minutën e 34’të, shkruan Indeksonline

Ekipi i Adil Maliqit, pjesën e dytë e nisi më mirë, por pas një aksioni të mirë, lojtari i Real Madrid, Fortuny shënoi për 2:0.

Në minutën e 77’të, Eliot Bujupi shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë, por nuk mjaftoi që “Dardanët” të marrin ndonjë rezultat pozitiv në Slloveni.

Me këtë humbje, Kosova mbetët në pozitën e dytë në Grupin 1 me tri pikë, një më shumë tani ka Spanja në pozitën e parë.

Ndeshja e fundit dhe e ardhshmja luhet pas disa dite ndaj Sllovenisë U19 ku do të vendoset gjithçka sa i përket shtetit kualifikues në Kampionatit Europian./Indeksonline/