20:54 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kosova mposhtet nga Ukraina (Video)

Kosova është mposhtur 0:2 në “Loro Boriçi” nga Ukraina.

Kosova ka pësuar humbjen e tetë me radhë në kualifikueset për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Në ndeshjen e parafundit në Grupin A, “Dardanët” bënë paraqitje të mirë ndaj Ukrainës në “Loro Boriçi”, por në fund u mposhtën 0:2.

Fillimisht mbrojtësi, Leart Paqarada, shënoi autogol në minutën e 61’të për rezultatin 0:1, teksa për rezultatin përfundimtar 2:0 realizoi Yarmolenko në minutën e 88’të.

Kjo ishte humbja e tetë me radhë e Kosovës pas nëntë ndeshjeve në Grupin I. /Express