Kosova mposhtet nga Zvicra në Prishtinë, e mbyll aventurën në pozitën e fundit

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje ndaj Zvicrës në fazën preliminare të kualifikimit në Kupën e Botës.
“Dardanët” u mposhtën me rezultatin 73-81 në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën Sportive në Prishtinë, shkruan Indeksonline
Më i miri në fushë ishte basketbollisti “helvetik”, Ducommun që shënoi 21 pikë, bëri tri kërcime dhe një asist.
Te Kosova më i miri ishte Dardan Berisha, me 20 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Kosova e mbyll këtë aventurë në pozitën e fundit në tabelën e Grupit A me vetëm shtatë pikë, ku kishte vetëm dy fitore, ndaj Azerbajxhanit dhe Irlandës./Indeksonline/