75 Mall Live Search
16:54 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / S Z

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas përhapjes së sëmundjes ‘Gjuha e Kaltër’”

Pas konfirmimit të rasteve të para me sëmundjen ‘’ Gjuha e Kaltër’’ në Maqedoninë e Veriut dhe me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masën ndalese se pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi.

Njëkohësisht apelohen të gjithë fermerët, të cilët lëshojnë bagëtitë në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut, të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre.

“Të shmangin kontakte me kafshët e tufave nga ky vend. Të gjitha autoritetet të ndihmojnë në respektim të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të respektojnë urdhëresat për të ruajtur shëndetin e tufave të tyre”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides.

Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja.

Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe të mbikëqyrë me rreptësi masat e vendosura dhe ta parandaloj përhapjen e sëmundjes në vendin tonë.

“Përderisa kemi dy sëmundje të ndryshme prezentë në dy vendet fqinjët, e të cilat prekin të njëjtat lloje të kafshëve Dele, Dhi, kërkojmë qe fermerët të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Njëkohësisht mbi çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve ne tufë, të njoftojnë menjëherë veterinarin”, thuhet në njoftim./Indeksonline/.