Kosova ndihmohet nga Turqia me pako mjekësore

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot Kosova ka pranuar një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Ai ka bërë të ditur se kjo është ndihma e parë që i vije vendit nga ndonjë shtet tjetër.
Nuk është bërë e ditur vlera e kësaj ndihme, por presidenti ka falënderuar shtetin turk dhe presidentin Taip Erdogan
“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku. HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook.