75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

Kosova në bashkëpunim me Blinkenin themelon Qendrën Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm para pak çastesh.

Osmani ka thënë se Kosova në bashkëpunim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së ka themeluar Qendrën Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

‘’Ndërsa isha në Uashington DC e falënderova ambasadorin @geetaraogupta dhe ekipin e shquar në @StateGwI për mbështetjen dhe bashkëpunimin e palëkundur. Ndërsa Kosova me krenari themelon Qendrën Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në bashkëpunim të ngushtë me @SecBlinken’s @StateGwI, diskutuam hapat kyç për të siguruar suksesin afatgjatë të Qendrës.’’ Ka shkruar Presidentja në X. /IndeksOnline/