75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosova në grup kualifikues shumë të fortë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në eliminatoret për “Euro 2020”.

Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë, por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të denja. Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë.

Dy të parët e grupit kualifikohen për në Evropianin që mbahet në Norvegji e Danimarkë.Shorti i kualifikimeve është tërhequr të enjten pasdite në Kopenhagë. Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 25 e 26 shtator.