75 Mall Live Search
17:54 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Kosova në grupin e shteteve për të cilat SHBA do të ndajë rreth 6 milionë vaksina anti-COVID

Kosova pritet t’ia shoh edhe njëhere hairin Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ShBA ka marrrë vendim që të shpërndaj 25milionë doza të vaksinave.

Në listën e shteteve ku do të mbërrijnë këto vaksina është edhe Kosova, por që nuk dihe cfarë sasie do të përfitojë.

Kjo u bë e diur nga raportuesja e Ëashington Post dhe MSNBC rreth Shtëpisë së Bardhë, Anne Rumsey Gearan.

Kosova është në një grup me Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë grup të shteteve ku gjendet Kosova janë planifikuar të ndahen përafërsisht 6 milionë vaksina.

Ndërkohë një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve.